Foto: Ilustrim

Prokuroria do të kërkojë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

Prokuroria e Gjilanit ka njoftuar se pas rastit tragjik që ka ndodhur sot në mëngjes, me ç’rast një person është vrarë me armë zjarri, prokurori kujdestar menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.

Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Vrasja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 4:50.

Një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur në vend.

Dorasi dyshohet se është zyrtar policor.