Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Probleme në fabrikën e Batllavës, pa ujë të pijshëm mbesin shumë lagje e fshatra në Prishtinë e Podujevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar pa ujë të pijes sot do të mbesin të gjitha fshatrat që furnizohen me ujë nga gypi magjistral Albanik-Prishtinë, po ashtu, fshati Shkabaj, fshati Mazgit dhe fshati Bakshi.

Sipas KTU “Prishtina”, në qytetin e Prishtinës ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë periudhës së mesditës së sotme do të kenë konsumatorët që furnizohen nga rezervuari “Kodra” dhe ata janë: lagjja “Kodra e Trimave”, një pjesë e lagjes “Arbëria” kah komuna e re e Prishtinës dhe lagjja “Përroi i Njelmët”.

Pa ujë të pijes do të mbesin edhe qyteti i Podujevës me fshatra.

Kjo mungesë e ujit është shkaktuar për shkak të problemeve teknike brenda Impiantit të Trajtimit të Ujit në Albanik (ndryshe “fabrika e Batllavës”).

Për shkak të këtyre problemeve, ky impiant do të punojë me kapacitete të përgjysmuara deri në rregullimin e problemit.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.