Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Nis rrënimi i vilave pa leje ndërtimi në Batllavë - VIDEO

Një aksion i inspekcionit komunal të Komunës së Podujevës dhe Policisë së Kosovës ka nis që disa orë në zonën përreth Liqenit të Batllavës.

Atje po rrënohen shtëpiza të cilat janë ndërtuar pa një leje ndërtimi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia.

“Po, që dy orë ka nis një aksion i cili do të zhvillohet gjatë gjithë ditës. Pesë villa janë të planifikuara me u rrënu, të gjitha janë objekte pa leje dhe njoftimi u ka shkuar me kohë të gjithë pronarëve të këtyre vilave dhe janë përmbushur të gjitha afatet për ankesa” – tha Zhitia.

Tutje, zëdhënësi i komunës tha se aksioni i cili po zhvillohet sot ka qenë i planifikuar që të ndodh të hënën, por për shkak të situatës në veri, është shtyrë me kërkesë të forcave të rendit.