Kapen rrjeta ilegale të peshkimit në Liqenin e Batllavës

Federata e Peshkatarëve të Kosovës në mbrëmjen e 21 marsit 2024 ka ndërmarr një aksion për kapjen e rrjetave ilegale të peshkimit në liqenin e Batllavës, në pjesën e Orllanit.

Kryetari i kësaj federate, Milaim Vitia për Kallxo.com ka thënë se lëshimi i rrjetave ilegale filloi në orët e para të mbrëmjes.

“Unë me rojet e federatës ishim në mal derisa i lëshuan rrjetat, e njoftuam kryetarin e shoqatës “Krapi”(Ali Vitia) që të na sjell varkën. Personat na kanë vërjetë dhe kanë ikur”- deklaroi Vitia.

Tutje ai shtoi se është njoftuar edhe Policia e Podujevës.

Rrjetat janë asgjësuar pas aksionit.

Peshkimi me rrjeta është i ndaluar, Federata e Peshkimit dhe shoqatat e Peshkimit kanë procedura të gjobitjes dhe paditjes së personave që kryejnë këtë lloj peshkimi.