Vrasja në Batllavë, IPK nis me grumbullimin e informacioneve nëse Policia kishte kyer detyrën e saj, apo jo

Në fillim të kësaj jave, më saktësisht të hënën një vrasje e rëndë ka ndodhur në Batllavë të Komunës së Podujevës.

Kësaj vrasje sipas një familjari të viktimës, i ka paraprirë një sherr, ndërsa pretendimet janë për disa kilogram fasule.

“Dje ka ndodh, janë rreh dhe janë gjujt me armë, kanë ardhur policia te ta, kam shku aty kam bisedu me ta dhe thanë me arrestu atë që ka gjuajtur, pra të dyshuarin po ai nuk iu paska përgjigje policisë. Viktima ka qenë në oborr dhe ka bisedu me policinë, normal policia është dashtë njërën palë me shti në burg për mos me ardh puna deri këtu”, kishte thënë në një televizion familjari i viktimës, Bujar Ibrahimi në ditën kur ndodhi vrasja.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga ana e Policisë së Kosovës për vlerësimin e rrezikut të një ngjarje të tillë ndërsa deri me tani të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje në interesimin e KALLXO.com.

Policia e Kosovës, kishte njoftuar për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në Batllavë të Podujevës ndërsa shtuan se i dyshuari 47 vjeçari me inicialet B. B., ishte arrestuar.

Një hetim se a janë kryer në përpikëri detyrat policore në rastin e vrasjes së rëndë të 41 vjeçarit në fshati Gërdovc të Komunës së Podujevës, e ka nisur tashmë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Të njëjtit në një përgjigje për KALLXO.com kanë thënë se janë duke grumbulluar fakte.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës  respektivisht Departamenti i Hetimeve sipas detyrës zyrtare ka filluar grumbullimin e informatave sipas detyrës zyrtare rreth incidentit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

KALLXO.com kishte raportuar në lidhje me rastin.

Vrasje në Podujevë, arrestohet një person e konfiskohet një armë – FOTO