Foto: Ilustrim

Probleme me borxhin, dy persona mbetën të plagosur me thikë

Dy persona janë sulmuar me thikë nga dy persona të tjerë në fshatin Llugë të Lipjanit.

Sipas Policisë së Kosovës, shkak i përleshjes u bë mosmarrëveshje për shkak të një borxhi.

Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe janë sekuestruar tri thika.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.