Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, varrmihësit gjejnë një trup të varrosur në mënyrë të pazakontë

Disa varrmihës në Prizren teksa po punonin për të hapur një varr kanë hasur në një trup të varrosur në mënyrë të pazakontë.

Sipas Policisë, trupi i gjetur ka qenë i veshur me rroba, i mbështjellë me batanije dhe i varrosur pa dërrasa dhe gjësende të tjera.

Tutje, Policia thotë se në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore.

Policia ka theksuar se hetimet për këtë rast do t’i kryejë Njësia për hetimin e krimeve të luftës.