Cocaine Hydrochloride Powdered

Prizren, tre kosovarëve dhe shtetasit të Norvegjisë i gjenden nëntë qese me kokainë në veturë

Katër persona janë arrestuar nga policia dje në rrugën “Olimpia” në Komunën e Prizrenit.

Tre qytetarë të Prizrenit dhe një shtetas i Norvegjisë janë ndaluar nga policia në një pikë kontrolli ku më pas u janë gjetur nëntë qese kokainë në veturë.

Përveç kokainës, policia ka konfiskuar edhe katër telefonat e të dyshuarve,  170 euro si dhe veturën me të cilën ishin duke vozitur të njëjtit.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.