Ilustrim

Prizren: Rrahën mes vete pas mosmarrëveshjes në komunikacion

Policia e Kosovës i ka arrestuar 4 persona në qytetin e Prizrenit, të cilët janë rrahur mes vetë gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës thotë se deri te rrahja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion.

Si pasojë e rrahjes, 2 persona të dyshuar kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, derisa 2 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.