Ilustrim

Prizren: Paraburgim personit që dyshohet se sulmoi nënën dhe vëllanë me thikë

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar 30 ditë masën e paraburgimit të dyshuarit me iniciale A.B. nën dyshimet se ka kryer veprat penale të sulmit dhe lëndimit të lehtë trupor.

A.B. dyshohet se ka shkaktuar lëndime trupore me thikë viktimës së ndjeshme, nënës së tij. Ai poashtu dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij për shkak të një mos marrëveshje të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët ku jetojnë të dëmtuarit dhe i dyshuari.

I dyshuari A.B., për Gjykatën është i njohur si recidivist i veprave penale tipike të kësaj natyre, andaj Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit, por ka marrë parasysh edhe rrethana tjera që tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprës të njëjtë penale.