Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, lëndohet një punëtor pasi ra nga lartësia

Një punëtor i ndërtimtarisë në Prizren ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 2 metrave, derisa ishte duke punuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i lënduari pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në Prizren.