Ilustrim

Prizren – Hap lokalin në kohë pandemie

Disa persona të dyshuar janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit ishin vërejtur nga Policia se kishin hapur lokalin e tyre – kafenenë, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për masat parandaluese për përhapjen e pandemisë së coronavirusit COVID-19.

Njësit e policisë brenda lokalit kishin takuar pronarin si dhe pesë të dyshuar tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorët Komunal dhe lokali është mbyllur.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.