Prizren: Edhe 14 të infektuar me coronavirus

14 raste të reja janë konfirmuar me coronavirus në komunën e Prizrenit.

Kështu ka konfirmuar drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë, Faruk Dakaj në një postim në Facebook.

“14 raste pozitive me COVID-19 në Prizren. Mos bëni panik por mos e merrni hajgare. Rrini në shtëpi njerëz”, ka shkruar Dakaj në Facebook.

Komuna e Prizrenit në total ka 21 persona të infektuar me coronavirus.

Në Kosovë gjithsej 288 raste janë konfirmuar me coronavirus.