Ilustrim

Prizren, djali e sulmon fizikisht nënën e tij

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Lidhur më këto raste Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Gjilan një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Ngjarja ka ndodhur dje dhe sipas Policisë nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka shkaktuar dëmtime në shtëpi. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për dhunë ndaj bashkëshortes është shoqëruar në Polici një burrë në Vushtrri. Sipas Policisë nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK-ja.