Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prizren, arrestohet një person pasi dyshohet se bashkëjetoi me një vajzë të mitur

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se i njëjti kishte nisur një bashkëjetesë gjatë muajit korrik me një të mitur nën moshën 16 vjeçare.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë gjatë ditës së djeshme.

Në lidhje me këtë çështje është bërë edhe intervistimi i palëve të përfshira në prezencën edhe të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

E mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit burri është dërguar në mbajtje për 48 orë.