Foto: Ilustrim

Prizren, arrestohet i dyshuari se ngacmoi një grua

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ngacmuar një grua.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 16 shtator, rreth orës 21:10, bëhet e ditur në raportin policor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar për ngacmim.