Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë - Taksisti dërgon në urgjencë një person, mjeku konstatoi vdekjen e tij

Policia e Kosovës njofton se një person në Prishtinë, me profesion taksist, e ka dërguar një person tjetër i cili ka pasur probleme shëndetësore në urgjencë.

Sipas Policisë, mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me urdhër të së cilit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet, sipas PK.