Prishtinë numri i të infektuarve arrinë në 59

Në komunën e Prishtinës janë konfirmuar dy raste të reja me virusin COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarve në kryeqytet në 59.

Për këtë ka reaguar kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, duke bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut te virusit. Prishtinë vazhdoni të qendroni në shpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulët”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 295 mostra të testuar, 51 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Në total në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur 561, kurse i të shëruarve ka shkuar në 102,ndërsa 12 është numri i të vdekurve.

Rezultatet e testeve për COVID-19, mbi 50 raste të reja