Rezultatet e testeve për COVID-19, mbi 50 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 295 mostra të testuara, 51 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin në total të të infektuarve në Kosovë në 561.

Ndërsa, sipas njoftimit, janë shëruar edhe 9 persona, ku numri i të shëruarve ka shkuar në 102.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit: Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.