Prishtinë, një person gjendet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët, vdes në QKUK

Një vdekje e dyshimtë është raportuar se ka ndodhur dje në Prishtinë.

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasi është dërguar për trajtim në QKUK ka vdekur.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se kishte rënë nga një objekt.

“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.