Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, një burrë gjendet i vdekur në rrugë

Një burrë është gjetur i vdekur dje rreth orës 16:24 në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Sipas Policisë viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete.

Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, ka njoftuar PK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.