Policia e Kosovës

Prishtinë, gruaja raporton se u ngacmua seksualisht nga qiradhënësi i shtëpisë

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar se ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit, të cilën do ta merrte me qira, është sulmuar seksualisht nga personi në fjalë.

Policia ka njoftuar se e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.