Ilustrim

Prishtinë, dyshohet se kreu një vjedhje të rëndë para 9 muajve, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar të moshës 44-vjeçare nën dyshimin se ka kryer veprën penale – vjedhje e rëndë.

B.S. dyshohet se kreu këtë vjedhje para 9 muajve, më 17 gusht 2022, në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Ai është arrestuar sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Në këtë rast, Policia tregoi se ka edhe të dyshuar të tjerë, dhe hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe sjelljen e tyre para organeve te drejtësisë.