Prishtinë, arrestohet punëtori i një marketi, kishte futur pako cigaresh në çantë

Policia e Kosovës njofton se një menaxher i një marketi ka raportuar se një punëtor i ka vjedhur nga depoja disa pako cigare, të cilatt i kishte futur në çantën e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 17:30.

Tutje Policia sqaron se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje në tentativë, vazhdon të hetohet.