Foto: Policia e Kosovës, Facebook

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

26-vjeçari G.Y., është arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasje në tentativë, e cila ka ndodhur më 27 mars në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka sekuestruar edhe një revole të tipit “TT”, e kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar hetime për 4 vepra penale, “Vrasje në Tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Pjesëmarrje në rrahje” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.