Prishtinë, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj babait të tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje. Sipas policisë rastet kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë dhe Prizren.

Në Lipjan një grua ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj kosovar në vazhdimësi është duke i penguar familjarët e saj dhe vetë atë.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.

Në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar pasi që sipas policisë i njëjti në vazhdimësi ka përdorur dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës, babait të tij.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në raport.

Edhe në Prizren, është arrestuar i dyshuari, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Sipas viktimës i dyshuari ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm. I dyshuari fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – përfundon njoftimi.