Prishtina mbyll vitin me nivel mesatar të ndotjes së ajrit
31.12.2020 - 15:57
Matësi i cilësisë së ajrit i Ambasadës Amerikane tregon niveli i ajrit është i moderuar.
Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën amerikane është 83 AQI.
AQI “mesatare” është prej 51 deri 100.
Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.
Sipas kësaj, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të kenë vështirësi/probleme me kanalet e frymëmarrjes.
Prishtinë ka disa ditë që ka nivel të ndotjes së ajrit të moderuar.