Prishtina fillon procedurat për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen 'Veternik' pas anulimit për herë të parë

Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen ‘Veternik’.

Zyra e Prokurimit e Komunës ka shpallur tenderin për ndërtimin e kësaj Qendre.

Komuna ka ndarë 600 mijë për ndërtimin e kësaj QMF-je.

Kriter për dhënie të këtij tenderi do jetë operatori ekonomik që ofron çmimin më të ulët.

Ndërtimi i kësaj qendre të mjekësisë ka qenë pjesë e premtimeve të kryetarit Shpend Ahmeti.

Procedurat për ndërtimin e kësaj qendre për herë të parë kanë filluar në maj të këtij viti, por u anuluan për shkak që një dispozitë në Ligjin e prokurimit kërkoi anulimin e këtij aktiviteti sepse nuk kishte oferta të përgjegjshme.