Prezanton dokument të dikujt tjetër, ndalohet iraniani në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se dje në Aeroportin e Prishtinës është ndaluar një burrë i dyshuar pasi i njëjti ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër.

Gjatë kontrollit të dokumenteve është vërejtur se i dyshuari ka prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të një personi tjetër.

I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:30.