Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prezantohet logoja e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës - FOTO

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë prezantuar aktivitetet për 15-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës dhe për 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë konferencë janë bërë edhe prezantimet e logove të këtyre dy festave.

Logo e 15-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës. Foto: Ministrisë së Kulturës/Facebook
Logo e 25-vjetorit Epopesë së UÇK-së. Foto: Ministrisë së Kulturës/Facebook

“Këtë vit e kemi një vit lubiral, është 25 vjetori i Epopesë dhe 15 vjetori Pavarësisë. Qeveria e Kosovës po përkujdestë që të kemi një program të begatë për këto data” – ka thënë ai.

Tutje Bislimi ka thënë se që nga muaji dhjetor janë duke zhvilluar takime ku është duke u punuar për një program 30 ditor për manifestimin e këtyre festave.

Në anën tjetër, Çeku ka thënë se lidhur me programin është përkujdesur një këshill i formuar nga qeveria dhe se ky program fillon me 9 shkurt dhe përfundon më 12 mars.

“Këto 30 ditë aktivitete do të ketë homazhe, nderime, parakalim të forcave të sigurisë, do të ketë pritje të zyrtarëve dhe këto pritje janë të shpërndara përgjatë 30 ditëve” – ka thënë ai.