Ilustrim

Prezantohen si policë, ia vjedhin paratë nga çanta

Dy persona dje në Prishtinë janë prezantuar te banesa e  një gruaje, kinse janë policë  dhe i kanë kërkuar asaj t’ia kontrollojnë çantën.

Siç ka njoftuar policia, në çantën e viktimës ka qenë një shumë e parash të cilat të dyshuarit ia kanë marrë.

Tutje është thënë se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori dhe policia është duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” rreth orës 18:00.