Pretendimet e presidentes Osmani se është kërcënuar, ky është reagimi i KPK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani që për deklarimet e saj për kërcënime e presione lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, dëshmitë t’i dërgoj në organet kompetente.

Tutje, KPK thekson se sistemi prokurorial është institucion i veçantë kushtetues, i pavarur dhe i paanshëm.

“Lidhur me deklaratat e sotme se ka pasur presione dhe kërcënime, ftojmë Presidenten e vendit që nëse ka prova dhe dëshmi t’i dërgojë ato te organet kompetente, në mënyrë që të ndriçohen plotësisht, sepse sistemi prokurorial është institucion i veçantë kushtetues, i pavarur dhe i paanshëm, i cili kryen detyrën e vet në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor” – thuhet në komunikatë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për media njoftoi se nuk do ta bëjë dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, ajo foli edhe për disa kërcënime që tha se i ka marrë nga zyrtarë të institucioneve të drejtësisë.

Sipas saj, në një vend demokratik këta persona do përfundonin jashtë sistemit.

Derisa, kur Osmani u pyet nëse i ka njoftuar organet e rendit për këto kërcënime, ajo u shpreh.

“Kjo do duhej të ishte procedura, në raste kur funksionin një sistem i drejtësisë. Kjo është sikur të thuash shko deponoje te ata që të kanë kërcënuar” – u shpreh ajo.

Vjosa Osmani pretendon se është kërcënuar, thotë se i erdhën nga zyrtarët i institucioneve të drejtësisë