Vjosa Osmani në Forumin e Dohës, Foto: Vjosa Osmani/X

Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në Forumin e Dohës

Me ftesë të emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin e Dohës.

“Në forum, unë do të diskutoj rëndësinë e partneriteteve në drejtimin e sfidave aktuale globale, si dhe përpjekjet e Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme” – ka shkruar presidentja Osmani në platformën “X”.

Vizita e fundit e presidentës Osmani në Katar, po ashtu me ftesë të emirit të Katarit ka qenë më 27 mars 2022.