Presidenti i Këshillit Evropian pret bashkëpunim me Kurtin për dialogun me Serbinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një publikimi në Twitter ka përgëzuar kryeministrin, Albin Kurti, për qëndrimin e tij për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

Michel ka thënë po ashtu se pret që së bashku me Qeverinë e Kosovë të bashkëpunojmë në avancimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo kam folur me kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova atë për qëndrimin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. Presim të punojmë së bashku dhe në avancimin e Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Michel.