Presidenca: Thaçi kthehet nesër në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndërprerë udhëtimin për në Washington, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Thaçi nesër kthehet në Kosovë dhe që për anulimin e vizitës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi ishte i ftuar që më 27 qershor të merrte pjesë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell njoftoi se takimi do të mbahet mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri të Kosovës, Avdullah Hotit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Prokuroria e Specializuar aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit