Presidenca e Shqipërisë. Foto: Zyra e Presidentit

Presidenca e Shqipërisë ul flamurin në gjysmë shtizë

Presidenca në Shqipëri ka ulur flamurin në gjysmështizë në nderim të të gjitha viktimave që humbën jetën pas tërmetit i cili goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Facebook.

Në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë!

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 26 novembre 2019

 

Nga tragjedia e cila ndodhi në Shqipëri, sipas raportimeve të mediave atje kanë humbur jetën 13 persona, përderisa kërkimet nëpër rrënoja janë ende duke vazhduar.

Zonat më të prekura nga ky tërmet i cili shkundi Shqipërinë në orën 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, janë Thumanë dhe Durrës, ku ekipeve do ti vinë në ndihmë edhe një kontixhent i policisë dhe ushtrisë nga Kosova.

Ndërsa Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 500 mijë euro për ndihmë në Shqipëri.

Qeveria ndan 500 mijë euro për ndihmë në Shqipëri