Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsyetimi i Lutfi Hazirit për mosdërgimin e mbi 43 mijë eurove të mbledhura për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se arsyeja e mosdërgimit të 43 mijë e 761 eurove për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri është pandemia dhe prioritetet që ndërlidhen me pandeminë.

Haziri në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se mjetet janë në buxhet.

“Mjetet janë në buxhet dhe duhet të dorëzohen përmes Rotary Club Gjilani si bashkorganizator të mbrëmjes humanitare”, ka thënë Haziri.

Komentet e Lutfi Hazirit vijnë pas akuzave të drejtorit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, i cili ka thënë se qeverisja e Lutfi Haziri nuk i ka dërguar mbi 43 mijë euro të mbledhura për t’u dalë në ndihmë të dëmtuarve të tërmetit në Shqipëri.

Sipas tij, bëhet fjalë për organizimin nga komuna më 21 dhjetor 2019 në kuadër të Gala Mbrëmjes “Pak nga Ne shumë për Ata”.

Drejtori i Financave në Gjilan akuzon qeverisjen e Lutfi Hazirit se nuk ua dërgoi mbi 43 mijë euro të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri