Foto: Ilir Meta/Facebook

Meta: Rugova model i durimit e largpamësisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16-të vjetorin e vdekjes së tij.

Meta në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka shkruar se ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se sot kujtojnë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë./rktlive.com