Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimi i kandidatit të LVV-së për rrugën Xërxë-Rahovec

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se nëse merr besimin e qytetarëve, do ta rimodelojnë rrugën me katër korsi Xërxë-Rahovec.

 “Çdo rrugë duhet të jetë në interes të banorëve të vendit. Me ministrinë e linjës do ta rimodelojmë këtë rrugë dhe në mandatin prej një viti, sa ta marrim ne qeverisjen, do ta marr kahjen dhe drejtimin e duhur”, u zotua ai. 

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Rahovecit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Rahovecit: Bejtullah Deliu nga PDK; Burim Krasniqi nga LDK; Smajl Latifi nga AAK; Visar Korenica nga LVV dhe Xhafer Bytyqi – kandidat i pavarur.  

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Rahovecit: Besmire Bytyçi dhe Bjondina Kleqka nga AAK; Edona Kryeziu nga LDK; Florida Bajraktari dhe Melinde Iska nga PDK; Merisa Sharku Vuqitërna dhe Shqipe Kryeziu nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.