Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e AAK-së për sundimin e ligjit

Mbrëmë të ftuarit në “DebatPernime” debatuan për “sundimin e ligjit”. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK dhe LVV shpalosën programin e tyre për drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, vetingun, Gjykatën Speciale, krimet e luftës, ballafaqimin me të kaluarën dhe tema të tjera.

Edhe pse janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate në këtë përballje të programeve politike për drejtësi, ata e kanë refuzuar ftesën.

Përfaqësuesi i AAK-së në këtë debat ishte ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Selimi shpalosi premtimet për sundimin e ligjit.

Premtimet e AAK-së për sundimin e ligjit:

– Do të themelojmë task-forcën kundër korrupsionit

– Do të bëjmë Polici gjyqësore

– Do të themelojmë Byronë e Hetimeve e ngjashme me FBI

– Do të punojmë në çështjen e gradimit brenda Policisë

– Të fuqizojmë policinë duke e integruar meritokracionë te gradimet

– IPK tash është si polic i policëve e duhet të jetë forcues i sistemit të policisë

– Duhet të jetë një veting i përhershëm dhe i qëndrueshëm. Verifikimi duhet të jetë mandator. Mekanizëm që e bën verifikimin e detyrueshëm, të përhershëm dhe të qëndrueshëm.

– E përkrahim skenarin e përzier të vetingut. Ne mendojmë që mund të bëhet dhe nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese.

– Prioritet është që policia duhet të pajiset me pajisje për audio dhe video incizime që të shmanget manipulimi i deklaratave.

– Çdo zyrtar publik i akuzuar për korrupsion të suspendohet menjëherë. Kjo është pjesë e Kodit të procedurës penale.

– Ngritja e kapaciteteve për hetimin e shpëlarjes së parave. Ata prokurorë dhe policë duhet të kenë trajnime.

– Ngritja e kapaciteteve në departamentin për krimet e luftës në Gjykatën Speciale.

– Duhen edhe 15 deri në 20 prokurorë për rastet e krimeve të luftës.

Pjesë e debatit të sotëm ishin: Selim Selimi nga AAK, Shkëmb Manaj e Valdet Hoxha nga LDK dhe Adnan Rrustemi e Doarsa Kica nga LVV, të cilët folën për “Sundimin e ligjit”.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës ishin kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Debati do të transmetohet çdo mbrëmje me fillim prej orës 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.