Albulena Haxhiu: Kosova e dyta në botë me përmirësim në fushën e sundimit të ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë një grafikë të ‘World Justice Project’, ku Kosova radhitet e dyta në botë që ka shënuar përmirësim në fushën e sundimit të ligjit.

“Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, si Republikë e Kosovës radhitemi e dyta në botë si shteti që kemi shënuar përmirësim në këtë fushë”- është shprehur Haxhiu.

Sipas saj, njoftime të tilla janë tregues se Kosova është në rrugën e duhur.

“Ky është një hap i jashtëzakonshëm që i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi. Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim”- tha Haxhiu.

“Këto sinjale që po e njohin progresin tonë në fushën e drejtësisë janë edhe thirrje për vetë bartësit e sistemit, që sa më parë dhe pa asnjë kusht të bashkëngjiten në këtë proces, në mënyrë që të bëhemi shembull për ligjshmëri, transparencë, efikasitet dhe kredibilitet për qytetarët tanë e gjithashtu në sprektrin ndërkombëtar”- shtoi më tej ministrja.