Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Kurti: Kosova u rendit e dyta në botë për përmirësimin e sundimit të ligjit, reformat tona po funksionojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reformat e Qeverisë së tij po funksionojnë me shpejtësi, duke komentuar indeksin vjetor të ‘World Justice Project’.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti tha se Kosova është renditur sërish e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit, si dhe e dyta në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit.

“Këtë vit, ‘World Justice Project’ e ka renditur sërish Republikën e Kosovës vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi” – ka shkruar Kurti.