Vali Corleone | Foto: Facebook

Policia zhvillon operacion në shtëpinë e 'Vali Corleone'

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një operacion në shtëpinë dhe në lokalet përcjellëse e Vali Corleones.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ‘Corleone’ dyshohet për kryerje të veprës pelane “Pastrim i parave” të cilën dyshohet ta ketë kryer (konsumuar) gjatë periudhës kohore tetor 2022.

Ky i fundit, sipas Policisë përmes rrjetit social “Tik-Tok” ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.

Policia njoftoi se nuk kanë hasur në të dyshurin në shtëpinë e tij dhe se ‘Corleone’ dyshohet se është në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Operacioni në shtëpinë e në lokalet përcjellëse të ‘Corleones’ u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Policia tregoi se gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.