Salla e dasmave, ilustrim

Policia u ndalon dasmën në gjysmë, gjobit pronarin e lokalit dhe organizatorin

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë gjatë ditës së sotme ka ndaluar një dasmë, që ishte duke u mbajtur në fshatin Radac të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, me këtë rast është gjobitur pronari i lokalit me 2 mijë euro dhe organizatori i dasmës me 200 euro.

“Me të marr informatën Njësitet relevante të Policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë në mënyrë profesionale menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, në atë lokacion nga Policia janë ftuar të shkojnë edhe inspektorët e AVUK-ut”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në fund të komunikatës.