Policia shqipton vetëm 440 tiketa trafiku

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 440 tiketa trafiku.

Këto tiketa janë shqiptuar për thyerjen e rregullave të komunikacionit.

Më 31 dhjetor, Policia kishte raportuar se në 24 orët paraprake kishte shqiptuar 890 gjoba trafiku, ndërsa një ditë më parë raportoi për 747 gjoba.

Gjithashtu në raport tregohet edhe se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit është 41 të tilla.

Fatmirësisht nga këto 41 aksidente, nuk ka ndonjë me fatalitet. 13 aksidente sipas policisë janë shënuar me të lënduar ndërsa 28 të tjera janë shënuar me dëme materiale.

Një aksident është shënuar në Vushtrri mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale policia ka njoftuar se lëndime ka marrë njëri nga personat që po voziste njërën nga makinat.

Një aksident tjetër është shënuar në Suharekë. Edhe ky aksident ka qenë mes dy veturave dhe dy persona kanë pësuar lëndime.