Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia: Shpërthim para derës së oborrit në pronën e dy personave në Pejë

Policia e Kosovës ka pranuar një raportim se ka ndodhur një shpërthim para derës së oborrit në pronën e dy personave.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në dy vetura, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, është informuar prokurori dhe rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti ka ndodhur në orën 4:30 të dielën në Pejë.