Policia sekuestron armë zjarri dhe narkotik në Prishtinë e Obiliq

Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara janë sekuestruar dy armë zjarri dhe substanca narkotike në Prishtinë dhe Obiliq.

Në rastin e parë, Policia ka shoqëruar në stacion policor një person, pasi gjatë një kontrolli rutinor i janë gjetur  një armë zjarri “Zoraki” dhe një sasi e substancës narkotike.

Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit A. G, 19 vjeçar është hapur rast për  veprat “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës” si dhe për “Posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge”.

Ndërkaq në rastin e dytë, Policia ka sekuestruar një armë në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Lidhur me rastin, Policia njofton se është shoqëruar për intervistim në polici i dyshuari A.A , 52 vjeçar dhe ndaj tij është hapur rast për “Armëmbajtje pa leje”.