Ilustrim

Policia po heton vdekjen e një personi në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton vdekjen e një personi, i cili është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Shtime.

Rasti ka ndodhur të hënën.

“Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”-thuhet në raport policor.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore, theksohet në raport.