Pamje të të dyshuarit për grabitjen e ndodhur më 22.09.2023 në Pejë, Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Policia në Pejë kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje
Policia e Kosovës ka publikuar një video përmes së cilës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi që dyshohet se ka kryer veprën penale – Grabitje.
Video është kërkuar të publikohet nga Policia në Pejë.
Në këtë video, shihet se i dyshuari e ka grabitur dhe më pas goditur një qytetar, pasi ky i fundit del nga vetura e tij.
Sipas videos, ngjarja është regjistruar se ka ndodhur më 22.09.2023, rreth orës 18:40.
Policia ka kërkuar nga qytetarët të cilët kanë informacion për vendndodhjen e personit të lajmërojnë në Polici.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Qytetarët mund ta informojnë Policinë në numrat e telefonit: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë apo në adresën elektronike [email protected].
Policia ka theksuar se publikimi i fotos me shënime tjera të të dyshuarit është i bazuar në ligj, me autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e të dyshuarit.