Policia

Policia në Ferizaj shqiptoi 1,332 gjoba për 1 javë për kundërvajtje në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 332 gjoba për kundërvajtje dhe ka konfiskuar 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale, në javën e kaluar janë raportuar 81 aksidente, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime fizike 32 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin  e aksidenteve në komunikacionin rrugor” – thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Në fund ajo fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.